Eksporti i bimëve medicinale, pandemia e COVID -19 rrit kërkesat nga tregjet evropiane

13 Shkurt 2021 | 11:23

COVID-19 ka rritur ndjeshëm kërkesën për bimë medicinale nga Shqipëria drejt vendeve të tjera të Evropës. Si asnjëherë më parë, eksporti ka vazhduar me ritme të larta edhe gjatë dimrit, kryesisht drejt Greqisë, Gjermanisë, Italisë etj .

“Bimët medicinale po kërkohen shumë këtë vit jo vetëm nga jashtë, por edhe nga tregu i brendshëm për arsye se kanë shumë efekte shëruese. Për bimët medicinale u shtuan kërkesat si nga jashtë dhe brenda vendit, unë kisha shitje më të mëdha nga vitet e tjera.

Me këtë rast unë ju bëj thirrje të gjithë të rinjve mos të largohen, por duke u marrë me bimët medicinale është një e ardhur shumë e mirë. Me këtë punë ata mund të ndihmojnë edhe familjet e tyre”, thotë Vera Ceco, tregtare e bimëve medicinale

Bimët medicinale më të kërkuara që rriten në rajonin jugor të Shqipërisë mbeten sherebela, çaji i malit, rigoni, dafina dhe luiza. Kërkesa është e lartë edhe për esencat dhe vajin e këtyre bimëve.

Në malet e Shqipërisë ka edhe bimë medicinale të rralla dhe shumë të shtrenjta siç është lulja e Darvinit ose Aguliçja. Tregtimi i tyre nuk ka asnjë stimulim nga shteti por sidoqoftë ne Jug të Shqipërisë ka persona që jetojnë vetëm me këtë profesion.

“Po, ne me këtë punë jetojmë, me këtë punë merremi. Për të grumbulluar grumbullohen këtu tek zonja Vera. Është një bimë që të sjell fitime.

Mesa jemi në dijeni në zonën e Malësisë kjo bimë kultivohet, bima e Aguliçes, kurse këtu ndodhet në gjendje të egër në mal. Është një lule që na mban shtëpinë me bukë”, thotë Krenar Shehu, shitës i bimëve medicinale. 

Shqipëria kohet e fundit  është renditur ndër vendet e para në Europë për eksportin e bimëve medicinale. Pandemia dhe COVID-19 kanë bërë që eksporti nga vendi ynë të shumëfishohet duke ndikuar edhe në rritjen e të ardhurave nga ky sektor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026