“Berisha do t’u tregojë se ka çelësat e rrëmujës”, Shkurti: Pse shpërtheu parlamenti
Gazetari, Armir Shkurti, analizoi në studion e Review në Euronews Albania skenat e dhunës në parlamnetin e Shqipërisë.
Shkurti theksoi se që të jesh faktor për ndërkombëtarët duhet të tregosh se je person që mund të ruash stabilitetin në vend.
Sipas tij të huajt janë të interesuar vetëm për stabilitet në vend dhe Berisha e di shumë mirë “armën” që ka.
Ai theksoi se në momentin që filluan problemet e Berishës shpërtheu dhe parlamenti, në mënyrë që kreu i Rithemelimit t’u tregojë ndërkombëtarëve se çelësat e rrëmujës i ka ai.
“Me fjalime parlamenti dhe me tubime me lule je askushi në Shqipëri. Sali Berisha hyri në lojë kur i thanë nuk do jesh pjesë e grupit parlamentar, je “non-grata”. Hyri Berisha dhe bëri lojën e Lulit. Sulmoi PD-në dhe dha disa shenja. Tani vijmë në një moment tjetër që Berishën e ngacmon drejtësia dhe “braf” shpërthem parlamenti. parlamenti. Nuk ka koincidenca të tilla në politikë. Pse shpërtheu parlamenti? Për të treguar që çelsat e rrëmujës dhe destabilizimit i kam unë. Çfarë do t’i ndodhë Berishës nuk e di, por kjo është mjeti i tij. Ai e ka përdorur këtë mjet që nga viti ‘91 që është në politikë. Është arma e vetë, kjo është loja e tij”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.