Komisioni i Ekonomisë do të mblidhet online, opozita shtyn mbledhjen e grupit
Komisioni i Ekonomisë ka vendosur zhvillimin e mbledhjes online ditën e hënë. Grupi Parlamentar i PD kishte planifikuar mbledhje në orën 09:00, por ka njoftuar se mbledhja e grupit do të shtyhet me një orë.
Ditën e hënë axhenda parlamentare është tepër e ngjeshur me mbledhje të Komisioneve, ai i Ekonomisë, Ligjeve, Shëndetësisë, Politika e Jashtme dhe Veprimtaria Prodhuese ku kryefjalë do të jetë projekt-buxheti i vitit 2024.
Deputetët e opozitës shprehen se nuk do të ketë normalitet parlamentar derisa të plotësohen 3 kërkesat e tyre. Ata kanë bllokuar punën e Komisioneve dhe normalitetin në seancë plenare.
Njoftimi i Komisionit të Ekonomisë:
“Në vijim të njoftimeve për zhvillimin e mbledhjes së Komisioni për Ekonominë dhe Financat për sa i përket shqyrtimit të projektligjeve të Paketës Fiskale. Ju bë me dije se mbledhja e komisionit, ditën e hënë, dat 6.11.2023, Ora 09:30, do të zhvillohet online në platformën Zoom. Link për aksesimin e mbledhjes do ju dërgohet në vijim.
Njoftimi i Kryetarit të Grupit Parlamemtar të PD
“Mbledhja e grupit e planifikuar për në orën 09:00, shtyhet për në orën 10:15. Lutem të jemi të gjithë në orën 10:15 në sallën e grupit pranë Kryesisë së Kuvendit. Ju përshëndes!”, thuhet në njoftimin e Gazment Bardhit drejtuar deputetëve të opozitës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta