Gruaja dhe 4 fëmijët iu vranë në Gaza, fotoreporteri: Do doja të kisha vdekur me ta
Që prej 7 tetorit, Rripi i Gazës vijon të jetë në një luftë të përgjakshme ku numri i viktimave rritet çdo ditë e më shumë.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se 52 persona u vranë ndërsa të tjerë mbetën të plagosur gjatë një sulmi ajror të bërë ditën e sotme nga Izraeli.
Banorët u përpoqën të gërmojnë me duar nëpër shtresa çimentoje në përpjekje për të nxjerrë të bllokuarit nën rrënoja.
Muhammad Al-Alul, një fotoreporter, humbi gruan dhe katër fëmijët e tij. I ka mbetur një djalë.
“Do të doja të kisha qenë me ta dhe të isha vrarë me ta”, tha ai.
“Unë, si zakonisht, po raportoja për historinë e shpalosur me shpejtësi në Spitalin Al-Aksa. Papritur dëgjova se një bastisje kishte goditur kampin Al-Maghazi. Nuk më shkoi mendja se fëmijët e mi mund të varroseshin nën rrënoja.”
Al-Maghazi është një kamp i vogël brenda zonës së Gazës ku Izraeli u kërkoi banorëve të veriut të shkonin për t’i shpëtuar luftimeve. Por sulmet ajrore në jug nuk kanë të ndalur.
“Nuk ka asnjë vend të sigurt në Gaza. Ata u kërkojnë palestinezëve të shkojnë në jug, por i vrasin kudo, në rrugë, në shkolla ku njerëzit janë strehuar, madje edhe në spitale”,- thotë Muhammad, një oficer i mbrojtjes civile që nxitoi në vendngjarje për të ndihmuar
Sipas BBC, në rrugën kryesore pranë vendit të bombarduar, lëvizja e njerëzve rreth tregut kryesor në kamp duket pothuajse normale. Njerëzit përpiqen të blejnë atë që mbetet nga disa ushqime të konservuara dhe disa perime të mbledhura nga fermerët nga fermat aty pranë.
Jeta normale është pezulluar që nga 7 tetori. Njerëzit këtu nuk mund të shohin një rrugëdalje të lehtë apo të shpejtë nga kjo.
LEXONI GJITHASHTU:
- Qëllohet për vdekje prezantuesi i radios, ishte në transmetim direkt
- Çmimi i vajit të ullirit do rritet, përpunuesit paralajmërojnë: Këtë vit ka pak sasi
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut