Çmimi i vajit të ullirit do rritet, përpunuesit paralajmërojnë: Këtë vit ka pak sasi

5 Nëntor 2023 | 15:58

Fabrikat e prodhimit të vajit të ullirit këtë vit po përballen me ulje të sasisë së ullinjve që po përpunohen, në krahasim me vitin e kaluar.

Në Berat, që është dhe qarku me prodhimin më të lartë të vajit të ullirit parashikohet që kjo situatë të çojë në rritje të çmimit të vajit të ullirit që do të dal në treg këtë sezon.

“Prodhimi i pakët i ullirit edhe në fabrikën tonë është ndjerë, kjo dihet sepse prurjen dhe sasia është shumë e vogël”,-tha Xhentila Dellani, përpunuese e vajit të ullirit

” Besojmë, ne jemi ende herët se kemi vetëm 15 ditë që jemi hapur dhe ulliri vaj që ne e quajmë nuk është se ka filluar akoma por nuk besoj se do ketë mungesë të vajit për tregun e brendshëm por do të ketë një çmim goxha të lartë në krahasim me vitin që kaloj.”

Sipas përpunueses ky vit plotëson kërkesat e tregut për konsum të brendshëm edhe pse me një çmim të lart ndërsa parashikohet që eksporti të jetë në sasi të vogla në krahasim me vitin e shkuar.

“Ne po flasim për zonën e Beratit, për zonën tonë dhe besoj se për tregun e brendshëm jeni të plotësuar, eksporti ndoshta do jetë i pakët por ne presim është ende herët për të folur për eksport”,-tha Xhentila Dellani, përpunuese e vajit të ullirit.

Prodhimi i pakët i ullinjve këtë vit është një fenomen që ka prekur të gjithë Shqipërinë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026