533 shoferëve ju hiqet patenta, vihen në pranga 233. Ishin të dehur dhe pa patentë
Janë me dhjetëra shoferët që ndëshkohen çdo ditë nga policia rrugore si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit.
Vetëm në muajin tetor, 233 drejtues mjetesh janë vënë në pranga, 138 prej tyre drejtonin mjetin në gjendje të dehur, ndërsa 95 nuk dispononin patentë.
Të konsideruar nga ekspertët e sigurisë rrugore si kontingjenti më i rrezikshëm i shoferëve në rrugë, ata janë shpesh edhe burim I aksidenteve fatale.
Veç arrestimeve, policia rrugore iu ka hequr lejen e drejtimit 533 shoferëve që u kapën në shkelje.
343 prej tyre janë ndëshkuar për shkak të tejkalimit të normave të shpejtësisë, 90 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 100 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor, për të cilat parashikohet kjo masë ndëshkuese.
Të gjithë këta drejtues mjetesh, do të duhet të regjistrohen edhe njëherë në autoshkollë për të rimarr patentën.
Sipas statistikave të fundit të drejtorisë së përgjithshme të shërbimit rrugor, në 5 muajt e fundit janë regjistruar në autoshkollë 687 persona, por vetëm 87 e kanë rifituar patentën.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta