“Yje në vjeshtën pogradecare”, Ermira Babaliu koncert për promovimin e të rinjve

6 Nëntor 2023 | 18:23

Pas 30 vitesh Ermira Babaliu sjell një koncert me këngëtarët e rinj të Pogradecit, një formë e mirë kjo për promovimin e zërave të rinj të cilët nuk i mungojnë qytetit liqenor.

Ermira thotë së vazhdimisht e kishte ëndërruar diçka të tillë dhe më në fund ja doli të sjellë jo vetëm një koncert dinjitoz, por edhe të tregojë se Pogradecit nuk i mungojnë talentet muzikorë.

“Një gjë të tillë të kësaj natyre kam vite që e kam menduar, për shkak të largësisë ka qenë e vështirë të bësh diçka të tillë, unë kam afro 30 vite që në këtë skenë nuk kam qenë. Jam shumë e lumtur që mund ta realizojmë. Isha shumë e emocionuar por me së shumti e përmallur. Me tërë këtë potencial vlerash është puna që mos na i marrin të tjerët, i kemi këtu”, tha këngëtarja.

Nga ana tjetër të rinjtë janë ndjerë shumë të privilegjuar të këndojnë krah Ermirës, e cila në këtë rast kishte si qëllim të promovonte vetëm ata.

“Ky evenimenti ishte shumë ndryshe nga të tjerët për vet faktin që e organizonte Mira, që është dhe krenaria e qytetit tonë. Faktikisht ky koncert që ne bëmë ishte për të treguar se Pogradeci ka pafund zëra dhe talente të reja, qe presin vetëm pak shtyrje, sikurse ne na mblodhi Mira”, u shpreh Erina Seitllari, këngëtare.

“Nuk ishte hera e parë në fakt, unë shumicën e koncerteve i kam bërë këtu në Pogradec, për mua emocionet janë njësoj. U ndjeva shumë e vlerësuar, përderisa ky koncert ishte për talentet dhe u ndjeva e vlerësuar”, tha Ermiona Topçiu, këngëtare.

Koncerti i cili titullohej “Yje në vjeshtën pogradecare” përcolli një repertor serenatash dhe muzikë të lehtë deri tek ajo popullore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026