Biden dhe Netanjahu nuk e arrijnë marrëveshjen për armëpushimin në Gaza
Presidenti amerikan, Joe Biden, nuk ka arritur një marrëveshje gjatë bisedës telefonike që zhvilloi më 6 nëntor me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, lidhur me nevojën për një pauzë humanitare në luftën Izrael-Hamas.
Zëdhënës i Këshillit për Siguri Kombëtare i SHBA-së, John Kirby, tha se SHBA-ja “do të vazhdojë të bisedojë për pauzë të përkohshme dhe të lokalizuar të luftimeve”.
Numri i palestinezëve të vrarë në luftën mes Izraelit dhe grupit militant palestinez, Hamas, ka tejkaluar shifrën prej 10.000 personash, ka raportuar Ministria e Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi. Sipas kësaj ministrie, mbi 4.100 viktima ishin fëmijë dhe 2.640 gra.
I pyetur nëse kjo shifër e viktimave do të bëjë që SHBA-ja të mendojë që të ndërpresë mbështetjen për Izraelin, Kirby tha, “mendoj se të gjithë ne duhet ta kujtojmë pse ata po luftojnë” duke iu referuar sulmit të Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor.
Izraeli është zotuar se do të shkatërrojë aftësitë e Hamasit për të qeverisur në Gaza dhe për të sulmuar Izraelin. Që nga 7 tetori, Rripi i Gazës shtëpi e 2.3 milionë palestinezëve ka qenë cak i sulmeve të vazhdueshme ajrore. Ky territor është rrethuar nga Izraeli dhe trupat tokësore po vazhdojnë operacionet e tyre brenda pjesës veriore të qytetit të Gazës, që sipas autoriteteve izraelite, është ndarë nga pjesa tjetër e Rripit të Gazës.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës