EMRI| I dënuar me burg për drogë, arrestohet në Tiranë 39-vjeçari

7 Nëntor 2023 | 10:35

Policia e Tiranës ka arrestuar një 39-vjeçar të shpallur në kërkim, i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i operacioni të koduar ‘Remove’, në Mjull Bathore, u kap dhe u vu në pranga shtetasi në kërkim Ardian Shkalla, 39 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në vitin 2021, 39-vjeçari, sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka hedhur nga dritarja e automjetit, një qese me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila është sekuestruar nga Policia.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026