Shiste drogë afër shkollave, arrestohet 44-vjeçari në Vlorë
Një 44-vjeçar që shpërndante doza kanabisi, në afërsi të shkollave, në qytetin e Vlorës ka rënë në prangat e policisë mëngjesin e kësaj të marte.
Policia bën me dije se 44-vjeçari u ndalua në kuadër të operacionit “Tempulli”.
Gjatë operacionit u sekuestruan rreth 500 doza lënde narkotike kanabis sativa, të gatshme për shitje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Nakotikëve të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve intensive operacionale të kryera në kuadër të megaoperacionit policor mbarëkombëtar, antidrogë, të koduar “Tempulli”, pasi kanë siguruar informacion se një shtetas shiste lëndë narkotike në afërsi të shkollave në qytet, kanë organizuar punën për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.
Si rezultat, u kap në afërsi të një shkolle në qendër të qytetit dhe u arrestua shtetasi L. L., 44 vjeç, banues në Vlorë.
Gjatë kontrollit ndaj 44-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në rreth 500 doza, gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza, të cilat i shiste më pas në qytet, kryesisht në afërsi të shkollave”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
Pretendohet se mori marrëveshjen me SHBA-në, PS kërkon përjashtimin me 60 ditë të Agron Shehajt dhe referimin në SPAK
- 14:28 Kryeministri Burnham pret në Britani Zelenskyyn në vizitën e tij të parë ndërkombëtare
- 14:26 PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
- 14:12 Irani deklaron se nuk ka bisedime me SHBA-në, teksa vendos kushte për negociatat e ardhshme
- 14:06 Vala e të nxehtit në Evropë, Belgjika regjistron shkallën më të lartë të vdekshmërisë
- 13:58 BE-ja dërgon avionë dhe zjarrfikës për të luftuar zjarret në Francë dhe Spanjë
- 13:53 Të shtëna me armë pranë Space Needle në Seattle, 3 të vrarë dhe disa të plagosur! Mes tyre një 2-vjeçar