Rikthehet magjia e Champions| Milani në shansin final, kërkon hakmarrjen ndaj PSG
Milani synon hakmarrjen ndaj PSG për atë humbje të dy javëve më parë në Parc De Prince, ndërsa fitorja është detyrim. Kuqezinjtë i gëzohen disa rikthimeve mes tyre dhe Hernandez e Pulisic, ndërsa në anën tjetër tek parizienët nuk ka arsye për tu shqetësuar. Renditja përkeqëson pozitat e ekipit të Stefano Piolit, i cili në rast humbje do të ishte thuajse jashtë kompeticionit madhor për klube në Evropë.
Forma që po kalon Milani është jo e mirë, duke përmendur këtu dhe humbjen e fundit në kampionat ndaj Udineses, ndërsa PSG ka grumbulluar 4 fitore radhazi në Ligue 1. Favorit për fitimin e përballjes cilësohen francezët, por asgjë nuk mund të parashikohet, duke përmendur këtu historinë e kuqezinvje në këtë kompeticion, dhe fitoren si zgjidhja e vetme.
NË grupin F, një tjetër përballje interesante është ajo mes Dortmundit dhe Newcastle që luhet në Gjermani. Verdhezinjtë fituan minimalisht në transfertë, teksa situata është pozitive sa i përket organikës, me lojtarët kryesorë të gatshëm, ndëryshe nga ajo që ndodh me miqtë. Liga e kampionëve vijon me 8 përballje, 2 të cilat luhen në orën 18:45 dhe 6 të tjera që vijojnë në orën 21:00.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta