Osmani trajneri i ri i Vllaznisë/ Sfida me Erzenin, tekniku: Synojmë kreun e tabelës
Qatip Osmani është trajneri i ri i Vllaznisë, pas largimit të Migen Memellit. Pas një eksperience pozitive në Maqedoninë e Veriut, 54-vjeçari ka vendosur të drejtojë ekipin shkodran dhe kontribuar në përmbushjen e objektivave të vendosur nga drejtuesit.
Prezantimi i tij është bërë në prani të drejtorit sportive Elvis Plori.
Trajneri Osmani ka vlerësuar skuadrën e re, për të cilën ka pohuar se do të praktikojë lojën sulmuese.
“E vërtetë, e preferoj lojën sulmuese. Ne duhet të koncentrohemi me ekipin. Një stërvitje kemi bërë dhe mendoj se është ende herët për të bërë një vlerësim, por sipas informatave që kemi, mendoj që Vllaznia ka lojtarë kualitativ, lojtarë që mund ta luajnë këtë lojë”, tha Osmani.
Objektivi kryesor është renditja në krye të tabelës.
“Synimet e klubit janë kreu i tabelës. Unë thash që e kam preferuar lojën sulmuese, ku nëpërmjet kombinimeve vjen dhe rezultati. Jam i vetëdijshëm që dhe me lojtarët që disponon nuk mund ta arrish, por mendoj se me kthimin e lojtarëve që kemi momentalisht të lënduar mund të ecim në atë rrugë”, u shpreh ai.
Vllaznia dhe Erzeni përballen pasditen e së mërkurës në orën 17, teksa të dyja skuadrat po kalojnë një formë jo shumë të mirë në kampionat.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vllaznia shkarkon trajnerin Migen Memellin
- Vllaznia pret në shtëpi Egnatian, Boshnjaku: Do të thyejmë tersin
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 09:20 Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 09:15 Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë
- 09:09 17 anije tregtare kaluan të martën në Ngushticën e Hormuzit
- 09:01 Piloti që shpëtoi 155 jetë dhe bëri histori në Hudson, diagnostikohet me Alzheimer
- 09:00 Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje