Vllaznia pret në shtëpi Egnatian, Boshnjaku: Do të thyejmë tersin

26 Shtator 2023 | 17:18

Vllaznia dhe Egnatia do të përballen me njëra-tjetrën për llogari të javës së gjashtë të Superligës Shqiptare.

Të dyja skuadrat kanë treguar luhatje në formën e tyre, por një fitore në ndeshje ne së mërkurës do të sillte kreun e tabelës për shkodranët, teksa aktualisht udhëhiqet nga rrogozhinasit.

Në kampin kuqeblu kjo përballje cilësohet delikate.

“Është ndeshje e vështirë, Egnatia ka element cilësorë, nesër na duhet lojë në grup, një skuadër solide. Ajo çka më pëlqeu me Teutën është se të gjithë lojtarët kanë bërë mirë, rastet qenë të shumta. Nesër dua të kemi të njëjtën qasje në lojë”, tha Migen Memelli, trajneri i Vllaznisë.

Vllaznia synon të thyejë tersin në përballjet me Egnatian, ndërsa të mërkurën është mundësia.

“Ndeshjet me Egnatian gjithmonë të vështira, nga nesër të thyejmë akullin me ta. I kem itë gjitha mundësitë e shpresoj të dalim me kokën lart. Nuk jemi skuadër më e dobët apo më pak cilësi, shpresoj nesër të tregojmë veten”, u  shpreh sulmuesi Lorik Boshnjaku.

Më tej sulmuesi Lorik Boshnjaku ka folur dhe rreth performancës së tij individuale.

“Normalisht me ardhjen e Memellit, kam shfaqur aftësi ndryshe. Besoj se me golat e mi do ndihmoj ekipin, por nuk më interesojnë statistikat, por vetëm puna dhe fitoret në grup”, tha ai.

27 shtatori vjen dhe me dy sfida të tjera në kampionatin shqiptar, Erzeni-Skënderbeu dhe Teuta-Kukësi. 1 ditë më pas Laçi pret Dinamon, ndërsa kujtojmë se ishte planifikuar dhe derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, i cili është shtyrë në muajin tetor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026