Vllaznia synon ta nisë mbarë, rikthehet Superliga Shqiptare
Eliminimi nga Conference League i ka dhënë më tepër kohë Vllaznisë për tu përgatitur në prag të nisjes së edicionit të ri të Superligës Shqiptare. Elita e futbollit në vendin tonë ngre siparin të shtunën e 26 gushtit, me shkodranët të cilët presin në shtëpi Kukësin.
“Masat për ndeshjen ndaj Kukësit janë marrë, djemtë kanë punuar mirë. Terreni ka qenë i mirë po ashtu dhe harmonia në grup. Ajo çka na ka mërzitur është mungesa e Ardit Krymit, ndërsa do të shohim progresin e tij,” – tha futbollisti Migen Memelli.
Më tej tekniku i shkodranëve ka folur dhe për objektivat e skuadrës.
“Në final four çdo gjë zerohet, kur atje çdo gjë zerohet, nuk ka më objektiva. Objektivi është grumbullimi i sa më tepër pikëve,” – shtoi Memelli.
Ndaj Kukësit, shiriti i kapitenit do t’i kalojë sulmuesit Bekim Balaj, i cili tregon dhe atmosferën në skuadër.
“Atmosfera ka qenë e mirë, jemi një grup që njihemi prej kohësh. Kemi pasur kohën të njihemi me njëri-tjetrin gjatë kësaj periudhe kohore,” – tha Balaj.
Superliga shqiptare ishte planifikuar të niste me 3 përballje këtë të shtunë, por për shkak të angazhimeve në Evropë të Partizanit, është shtyrë përballja ndaj Teutës. Në Rrogozhinë, Egnatia do të pres Skënderbeun, në sfidën hapëse, ndërsa në mbrëmje luhet Vllaznia-Kukësi.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 09:52 Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital
- 09:45 I theu këmbën mesfushorit kanadez, Assim Madibo ndëshkohet me 5 ndeshje pezullim për ndërhyrjen e rëndë
- 09:35 Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit
- 09:33 Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju
- 09:32 Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin
- 09:32 Gilberto Mora, lojtari më i ri titullar në një Kupë Bote për Meksikën