Përballje shqiptaresh në Champions, Vllaznia ndeshet me kampionët e Kosovës
Mesditën e së premtes është hedhur shorti për raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve për femra.
Vllaznia, e cila regjistroi një tjetër sukses në Superligë ka njohur kundërshtaren e parë, e cila është kampionia e Kosovës. Shorti i hedhur në Nyon prodhoi përballje interesante, ku nuk mund të mungonte dhe një derbi shqiptaresh, si Vllaznia-Hajvalia.
Të dyja skuadrat bëjnë pjesë në grupin 7, ndërsa ekipi fitues do të përballet më tej me njërën mes Valur e Ankara Fomget. Përballja mes dy ekipeve shqiptare pritet me shumë interes, kjo për faktin se kanë pasur një ecuri të jashtëzakonshme në ligat respektive.
Kujtojmë se Vllaznia në sezonin e shkuar të Champions League pati një rrugëtim të mrekullueshëm, ku mbërriti deri në fazën e grupeve. Vajzat shkodrane u ndeshën me skuadra si PSG, Chelsea e Real Madrid. Vllaznia arriti të shënonte vetëm një gol në 6 përballjet e luajtura, pas një ekzekutimi të saktë nga goditja e dënimit të mesfushores Megi Doci.
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 13:32 U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
- 13:27 Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 13:26 Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë
- 13:16 U fut në lumë të freskohej nga temperaturat e larta, mbytet futbollisti francez Kenzo Kies
- 13:09 Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë
- 12:59 Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)