Vllaznia ‘poker’ Hajvalisë, vajzat shkodrane kalojnë më tej

7 Shtator 2023 | 16:04

Vllaznia në futboll për femra e ka kaluar me sukses pengesën e parë në Ligën e Kampionëve, ndërsa ka mposhtur Hajvalinë.

Përballja e zhvilluar në Loro Borici është mbyllur në shifrat 4-2, me kampionet e Shqipërisë të cilat e shohin veten në raundin e dytë kualifikues.

Trajneri Haris Lika ka pohuar se tanimë sytë janë drejt përballjes së radhës, atë ndaj Valur.

Skuadra shkodrane ka nevojë ende për konsolidim, ndërsa një ndikim ka pasur dhe mungesa e përballjeve miqësore.

Në anën tjetër, tek Hajvalia janë të lumtur me paraqitjen në Loro Borici.

Vllaznia do të vijojë rrugëtimin në Champions ,ndërsa në raundin e dytë përballet me Valur. Në rast triumfi, atëherë kampionet e Shqipërisë do të zhvillojnë përballjet e Play Off.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026