Viti i fundit në tunelin e Llogarasë, buxheti jep edhe 50 mln €. Kur hapet rruga
Tuneli i Llogarasë do të hapet për publikun në qershor të vitit 2024. Deri në përfundimin e punimeve, buxheti do të financojë për të edhe 5.1 mld lekë, ose 50 mln euro.
Në projektbuxhetin e vitit 2024, tuneli i llogarasë do të marrë 50 mln euro. Këto para do të financojnë përfundimin e plotë të tij, që do të cojë edhe në hapjen e një rruge të re në drejtim rivierës në jug.
Tuneli i Llogorasë 5.9 km i gjatë, konisderohet një ndër veprat më të rëndësishme inxhinierike në vend, dhe parashikohet të përfundojë në qershor të vitit 2024.
Vënia në funksionim e këtij tuneli do t’i japi një zhvillim të madh jugut të Shqipërisë dhe lidhjen infrastrukturore që do të bëhet me aeroportin e Vlorës.
Puna për ndërtimin e tunelit të Llogorasë ka nisur më 14 nëntor të vitit 2021 dhe ritmi i punimeve ka ecur brenda parashikimeve.
Tuneli nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit, deri në urën e Palasës. Ai do të përshkohet me shpejtësi deri në 80 km/orë.
Tuneli i Llogarasë ndodhet rreth 20 km në jug të Vlorës, dhe ka vlerë investimi 142 milionë euro.
Ai është i pajisur në secilën anë me trotuare 1.17 m të gjerë. Tuneli kryesor është 7.7 m i gjerë dhe 4.7 m i lartë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta