Votime në pandemi dhe në –0 gradë, përgëzojnë ndërkombëtarët, Mitrovica voton në qetësi

15 Shkurt 2021 | 07:23

Pas 10 ditësh fushatë zgjedhore, kosovarët janë gjendur para kutive të votimit, për të zgjedhur qeverinë që do t’i qeverisë.

Për të bërë diferencën mes Kurtit, Hotit, Hoxhajt e liderëve të tjerë politikë, ata kanë votuar në zgjedhje të pazakonta, të shënuara nga temperaturat nën zero dhe sfidat e pandemisë.

Edhe pse KQZ-ja dhe Ministria e Shëndetësisë ishin përkujdesur që të respektoheshin masat anti-COVID, pati mjaft qytetarë që qëndruan për kohë të gjatë në radhë, ngjitur pranë njëri-tjetrit.

Megjithatë, siç bën të ditur edhe Komisioni Qendror Zgjedhor në Kosovë, probleme madhore nuk ka pasur, duke i cilësuar zgjedhjet shembullore dhe të organizuara në një kohë shumë të shkurtër.

Ndër të parët votues që u paraqitën pranë qendrave të votimit ishin vetë liderët politikë, të cilët që në fillim u bënë thirrje qytetarëve për qetësi dhe maturi.

Vëzhgimi i zgjedhjeve nga ndërkombëtarët, është përgëzuar menjëherë pas përfundimit të procesit.

Votimet kanë shkuar qetë edhe në Mitrovicën e Veriut, ku për herë të parë, KQZ-ja nuk ka ftuar organizatën e OSBE-ODHIR për të asistuar zgjedhjet, duke e marrë përsipër vetë organizimin dhe menaxhimin.

Ekipi i Euronews Albania ka konstatuar se qytetarët serbë, nuk janë lejuar që të votojnë me dokumente identifikimi serbe, pasi sipas ligjit duhet të votohet vetëm me dokumente identifikimi të Kosovës.

Në lidhje me dokumentet identifikuese, në Kosovë, janë lejuar të votojnë edhe qytetarë të cilëve u kishin skaduar këto dokumente, nismë kjo e dakordësuar më parë nga anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Një angazhim ndryshe nga herët e tjera, është parë edhe në drejtim të votës së diasporës, e cila pritet të ketë ndikimi në vendimin final, se kush do të drejtojë qeverinë e ardhshme. Vetëm gjatë së premtes në Kosovë mbërritën 16 mijë kuti me vota postare, ndërkohë që në tërësi KQZ-ja ka regjistruar 102 mijë e 100 votues.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026