Kërcënoi drejtoreshën nga telefoni, procedohet mësuesi i gjimnazit në Elbasan
Një mësues i një shkolle të mesme në Elbasan do të procedohet në gjendje të lirë, pasi ka kërcënuar me anë të telefonit drejtoreshën e tij.
Ai akuzohet për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit O. A., 43 vjeç, mësues në një shkollë të mesme në Elbasan, për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, pasi ka kanosur nëpërmjet telefonit, për motive të dobëta, drejtoreshën e kësaj shkolle.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Makina përmbyset në afërsi të Gramshit, dy persona përfundojnë në spital
Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara
Berisha: Rama u tërhoq nga Reforma territoriale, doni të shkurtoni 20 bashki. Balla: Po dezinformon qytetarët
- 15:25 Makina përmbyset në afërsi të Gramshit, dy persona përfundojnë në spital
- 14:43 Rama: Dyfishohet mbështetja ekonomike për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara
- 14:29 Organizatat evropiane: Liria e medias në Kosovë është përkeqësuar
- 14:20 Trump: Sulmet e fundit amerikane ndaj Iranit ishin në nder të ushtarëve amerikanë të vrarë
- 14:20 Sulm ndaj një anijeje ukrainase në Odesa, humbin jetën 10 persona
- 14:06 Franca synon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit para fillimit të vitit të ri shkollor