Shqiptarët ndihen të sigurt në rrugë, raporti i Gallup: 80% kanë besim tek policia

7 Nëntor 2023 | 17:33

72% e popullsisë në nivel global, ndihet e sigurt dhe ka besim në policinë lokale.

Raporti i fundi i Gallup mbi sigurinë dhe besimin në vitin 2022, ka nxjerr në pah se afërsisht 7 nga 10 njerëz në mbarë botën kanë raportuar se ata ndihen të sigurt duke ecur vetëm natën në vendin  ku jetojnë dhe kanë besim në policinë e tyre lokale.

Sa i takon Shqipërisë, raporti vlerëson se ky besim dhe kjo siguri është më e lartë.

Rreth 80% e popullsisë shqiptare është përgjigjur se ndihen të sigurt teksa ecin natën në rrugën dhe i besojnë policisë.

Përqindja e njerëzve të cilët thanë se ndihen të sigurt duke ecur vetëm natën ka mbetur i pandryshuar nga viti i kaluar .

Në rend global, shihet  se 12% e popullsisë ka raportuar për vjedhje në banesat e tyre, ndër 16% janë sulmuar në rrugë për tu grabitur.

Sa i takon sigurisë, shihet se qytetarët e Kuvajtit kanë raportuar se ndihen më të sigurtit në raport me të gjithë botën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pasuri të pajustifikuara, Prokuroria e Tiranës sekuestron apartamente e garazh të të dënuarit për trafik droge

Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e pajustifikuara, apartamente e garazh të shtetasit A.A., i dënuar me 10 vite burgim për trafik të lëndëve narkotike Dy...
09:00 | 15/07/2026

Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026