Shtyu të miturën të vidhte banesën e gjyshes, procedohet i lirë 48-vjeçari

7 Nëntor 2023 | 16:29

Një 48-vjeçar banues në fshatin Mollas në Elbasan do të procedohet i lirë pasi shtyu një të mitur 11-vjeçare që të vidhte shtëpinë e gjyshes së saj.

Sipas njoftimit të policisë, gjatë një muaji e mitura 11-vjeçarje e shtyrë nga 48-vjeçari L.D., dyshohet të ketë vjedhur rreth 800.000 lekë edhe 550 euro nga shtëpia e gjyshes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. D., 48 vjeç, banues në fshatin Mollas, për veprat penale “Shtytja e të miturit në krim” dhe “Moskallëzim i krimit”, si dhe për një shtetase 11 vjeçe, banues në fshatin Mollas, për veprën penale “Vjedhja”, pasi shtetasi L. D. dyshohet se ka nxitur 11-vjeçaren, për të vjedhur në banesën e gjyshes së saj. Nga veprimet hetimore dyshohet se kjo shtetase, gjatë një muaji, ka vjedhur rreth 800 000 lekë edhe 550 euro, në këtë banesë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026