Chelsea ‘poker’ Tottenhamit/ 5 gola e 2 kartona të kuq, Jackson shënon një tripletë
5 gola ka prodhuar supersfida Tottenham-Chelsea e vlefshme për javën e 11-të të Premier Leagues angleze, ndërsa nuk munguan episode.
Heroi i bluve ishte padyshim Nicolas Jackson, duke regjistruar kështu tripletën e parë në Angli, por kjo dhe për faktin se kundërshtarët luanin me dy lojtarë më pak në fushë.
Tottenham shënoi që në nisje të sfidës me Kulusevskin, teksa gjuajtja e tij u devijua nga mbrojtësi Colwill, e përfundoi në rrjetën e bluve. Një gol i anuluar i Sterling e më pas Caicedo, sollën shkëndijat e para për Chelsean ndërsa goli do të vinte nga Palmer në minutën e 35 me 11 metërsh. Ndërhyrja e pasaktë e Romero, bëri që ky i fundit të ndëshkohet me kartonin e kuq.
Me nisjen e pjesës së dytë, Tottenham u ndëshkua sërish me karton të kuq, me mbrojtësin Udogie, duke e lënë ekipin me 9 lojtarë. Jackson do të shënonte golin e parë personal e të dytin për skuadrën, teksa në anën tjetër Dier solli barazpeshën, por aksioni ishte i pavlefshëm, duke e anuluar atë. NË minutat në vijim, sulmuesi i bluve do të ishte protagonist duke shënuar 2 gola të tjerë, e vulosur fitoren 1-4, që e gjit Chelsean në vendin e 10-të në tabelë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Luftimet/ Izraeli u jep 4 orë afat banorëve të Gazës për t’u larguar
- Sherr me armë të ftohta mes adoleshentëve në Kukës
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë