Sherr me armë të ftohta mes adoleshentëve në Kukës

7 Nëntor 2023 | 16:43

Një sherr mes adoleshentëve është regjistruar ditën e sotme në Kukës.

Policia bën me dije se disa shtetas të mitur po konfliktoheshin fizikisht me njëri-tjetrin, në rrugë, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Gjatë kontrollit fizik, njërit prej tyre, shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar një dorezë metalike.

“Në përfundim të veprimeve procedurale të kryera me prezencën e prindërve, psikologut dhe mbrojtësit ligjor, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 5 shtetasit e mitur të përfshirë në konflikt, të moshave 14-17 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”-njofton policia.

Gjithashtu, për poseduesin e dorezës metalike, u referuan materialet procedurale edhe për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026