Polonia nënshkruan marrëveshjen 4.92 miliardë $ për sistemet e mbrojtjes ajrore

7 Nëntor 2023 | 18:44

Polonia ka nënshkruar një marrëveshje në vlerë prej 4.92 miliardë dollarësh për të blerë sisteme të mbrojtjes ajrore.

Marrëveshja është arritur me kompanitë ndërkombëtare të mbrojtjes, MBDA, bëri të ditur Qeveria britanike më 7 nëntor.

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë tha e ky partneritet do të ndihmojë në forcimin e sigurisë evropiane, në mes të pushtimit rus të Ukrainës.

Sistemi i mbrojtjes ajrore, që Polonia ka blerë, do të mundësojë lëshimin e raketave drejt kërcënimeve sikurse mund të jenë raketat lundruese apo avionët luftarakë në një rreze prej më shumë se 40 kilometrash, tha ministria.

“Ky është një hap tjetër i rëndësishëm përpara për lidhjet tona historike të mbrojtjes me Poloninë, furnizimi me gjeneratën e re të aftësive të mbrojtjes ajrore në mënyrë që të veprohet për të penguar armiqtë tanë”, tha sekretari britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps.

Polonia gjendet në kufi me Rusinë dhe Ukrainën, shtete që po zhvillojnë luftë që nga shkurti i vitit 2022.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026