“Faksimilet” e Helidon Halitit, çelet ekspozita e kuruar me lirikat e Faslli Halitit

7 Nëntor 2023 | 21:10

Helidon Haliti, realizoi një ëndërr. Frymëzuar nga bisedat me babain e tij, “Faksimile” është ekspozita e kuruar me lirikat e Faslli Halitit. Në të gjitha pikturat e “Mjeshtrit të madh” gjen copëza kujtimesh, copëza poezish, figurash të cilat zhvillohen prej më shumë se 55 vitesh.

Në tre sallat e ekspozitës publiku do të shohë një mini muze, ku dimensioni është i larmishëm dhe shqetësimet do të shfaqen lakuriq, siç janë.

 “Bisedat me tim atë shpesh herë edhe kur ai më vizitonte në Athinë janë në këtë ekspozitë, dhe pranë një kulturë, pranë një arti apo pranë një njeriu të madh që çdo gjë kishte dëshirë ta thoshte troç, apo lakuriq unë nuk mund ta sillja ndryshe veçse padyshim me një personazh apo me një gjini siç është nudo”,-tha Helidon Haliti.

Ekspozita është konceptuar si një lloj instalacioni, i cili e ka nisur rrugëtimin e tij para 4 vitesh, dhe sot është i gatshëm për t’u përballur dhe bashkëbiseduar me publikun, për të kuptuar se shpirti vijon.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026

Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër

Premiera e komedisë “Sonte do darkojmë në shtrat” është shfaqur në teatrin e Gjirokastrës, duke tërhequr interesimin e publikut dhe artdashësve të qytetit. Vepra e...
20:22 | 31/05/2026