11.750 mamografi në një muaj/ Në 15% të rasteve është evidentuar formacion jo normal

7 Nëntor 2023 | 17:33

Rreth 1700 mamografive të realizuara në kuadër të tetorit rozë, muajit kushtuar sensisibilizimit të kancerit të gjirit, rezultojnë të dyshimta për tumor. Në një intervistë për Euronews Albania, drejtoresh e ISHP-së Eugena Tomini, shprehet se numri i grave që e kanë kryer këtë ekzaminimin në çdo cep të Shqipërisë ka qenë tejet I lartë.

“Tetori rozë ka patur një fluks të jashtëzakonshëm në totalin e mamografike që kemi shkuar në  11750 mamografi në nivel kombëtare, duke përfshirë mamografitë e lëvizshme në 900 apo 1000 mamografi. Gati 12-15% e mamografive të depistuar janë reflektuar ndjekjes së tyre, evidentimi i një formacioni jo normal , kalon në faza të tjera vlerësimi”-tha Eugena Tomini, drejtoreshë e ISHP.

Një ndër elementët më të rëndësishëm të programeve të depistimit është kapja  në faza të hershme të kancerit të gjirit, e për të arritur këtë nuk mjafton vetëm një muaj, ndaj edhe ekzaminiet do të vazhdojnë në çdo ditë.

“Mamografitë e lëvizshme janë ne funksion të fashave që rekomandohen për kryerje gjatë gjithë vitit. Mamografitë kanë pasur një kalendar në bazë të programit dhe përvijojnë deri në fund vit sipas këtij plani lëvizjeje.

Do të vijojmë sërish me një plan tjetër lëvizës që është future në efektivitet që në ditën e djeshme  dhe jemi në lëvizje në territorin në varësi të mbulesës së popullatës femrave mbi 50 vjeç në gjithë territorin e Shqipërisë, do shkojmë aty ku nuk kemi mundur deri tani.”-tha Eugena Tomini, drejtoreshë e ISHP.

Në 5 vitet e fundit, rastet me kancer gjiri janë thuajse të pandryshuara. Mesatarisht në një vit zbulohen 720 gra të prekura nga kjo sëmundje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026