Lajçak takime me opozitën në Kosovë, përfaqësuesit i kërkuan hollësi për draftin

7 Nëntor 2023 | 16:51

I dërguari special për dialog i BE-së, Miroslav Lajçak, erdhi për herë të parë në Prishtinë, pas takimeve të fundit në Bruksel.

Ai larg syve të mediave, te hënën në mbrëmje u prit nga kryenegociatori kosovar, Besnik Bislimi, nga i cili doli në një komunikatë të shkurtër për media.

 “Në këtë takim u diskutua në lidhje me të gjitha aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit. Republika e Kosovës është e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe për njohje reciproke”, tha Besnik Bislimi, zv.Kryeministër i Kosovës.

Lajcak ditën e martë e kishte rezervuar për opozitarët.

Pas takimeve dy partite kryesore, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosoves thane se nuk e panë draftin për asociacionin, por patën kërkesa për të.

“Fatkeqësisht ne nuk patëm mundësinë që ta konsultojmë tesktin integral, shqetësimet tona vazhdojnë të jenë prezente për rsye se nuk jemi të njoftuar me detajet”,

“Vazhdojmë të mbahemi në një formë apo në një tjetër në terr për shkak të moszbardhjes së dokumentit”,- tha Lutfi Haziri, Lidhja Demokratike e Kosovës.

I fundit nga takimi doli kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. Per dallim nga dy te paret, ai tha se e pa draftin dhe diskutuan rreth tij.

Lajcak para takimeve me opozitën pati takim edhe me ambasadoret e vendeve të BE në Kosovë, të cilët i informoi rreth dialogut Kosovë – Serbi.

Ndryshe, nga sa ishte parshikuar që këtë javë të mbahej një takim ndërmjet dy kryenegociatoreve, pala kosovare ka refuzuar të shkoj me arsyetimin se të mërkurën presin raportin e progresit për Kosovën. Pasi ta pranojnë një gjë të tillë pritet të ketë takime të reja ndërmjet kryenegociatoreve ose liderëve të të dyja vendeve. Këtë herë Lajçak nuk ka udhëtuar për në Serbi, siç zakonisht ndodh, por është kthyer nga Prishtina për në Bruksel.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas debatit publik lidhur me qëndrimet e partisë për proceset politike që pritet të zhvillohen...
17:55 | 24/06/2026

Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës, nëse Lëvizja Vetëvendosje, si...
16:22 | 24/06/2026

Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale

Në një lidhje live për Euronews Albania me Thimi Samaraxhiun, komandanti Hysni Gucati dha më shumë detaje sa i përket debatit lidhur me Dritan Goxhajn...
12:43 | 24/06/2026