Haradinaj: E kam lexuar draftin, hap i madh përpara për Kosovën

7 Nëntor 2023 | 15:21

Ramush Haradinaj, kreu i partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha për mediat se ai e ka lexuar draft-statutin e propozuar nga BE për asociacionin e komunave serbe në Kosovë dhe shprehet se ai është i ndërtuar në bazë të kushtetutës së republikës së Kosovës.

Ai tha gjithashtu se mbetet që drafti të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese, por shtoi se implementimi i saj pas shqyrtimit, do të jetë një hap i madh për Kosovën, e cila me të drejtë do të kërkojë një anëtarësim më të shpejtë në NATO.

“Mundësitë që asociacioni, njohja e komunave me shumicë serbe, kuptohet i referohet kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, nuk ndryshojnë përgjegjësitë e komunave dhe Asociacioni nuk merr nga këto përgjegjësi, po ashtu ka shumë lehtësi që krijohen në arsim, në shëndetësi, në funksionimin e mundësive që jep asosacioni.

Komentet tona nëse pajtohemi me këtë draft bëhen pas shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese, për shkak se në hyrje të dokumentit shpjegohet se drafti duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese dhe po ashtu çdo vendim lidhur me krijimin e asociacionit duhet të shqyrtohet nga ministria e pushtetit lokal, dhe të konfirmohet nga Gjykata Kushtetuese.

Ajo që për mua ka më shumë rëndësi, besoj se duhet ta themi haptazi  me implementimin pas shqyrtimit në Gjykatën kushtetuese, Kosova bën një hap të madh përpara dhe mund të themi se ky është një kompromis i madh i Kosovës, që buron nga një obligim i marr vite më herët dhe Kosova me të drejtë kërkon një procedurë të shpejtë për anëtarësimin në NATO”,-tha Ramush Haradinaj.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik

Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ia ka ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër vend ministres serbe Snezhana Paunoviq, pasi ajo tha ditë...
21:31 | 14/07/2026

Deklaratat për spastrimin etnik të Kosovës, eurodeputeti italian Gozi thirrje Vuçiçit: Shkarko ministren Paunoviç

Eurodeputeti italian, i cili përfaqëson Francën në Parlamentin Evropian, Sandro Gozi, i ka cilësuar skandaloze deklaratat e ministres së Qeverisë së Serbisë, Snezhana Paunoviç, e...
17:09 | 14/07/2026

Haxhiu dekreton Zejnullah Gashin për Kryeprokuror Shteti

Një ditë pas nominimit, Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka takuar të martën Zejnullah Gashin për t’ia dorëzuar dekretin për Kryeprokuror...
16:45 | 14/07/2026