Situata e rrugëve nga moti i keq, Haki Çako: Kemi referuar në prokurori operatorët privatë që nuk kanë kryer detyrimet

15 Shkurt 2021 | 09:07

Drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako tha për Euronews Albania tha se strukturat shtetërore kanë qenë në shërbim të qytetarëve gjatë gjithë këtyre ditëve me problematika të motit, teksa shtoi se në rastin e operatorëve privatë që nuk kanë kryer si duhet detyrimet e tyre, çështjet janë referuar në prokurorori .

Teksa u pyet lidhur me situatën e krijuar dy ditë më parë në aksin Milot-Lezhë ku dhjetëra qytetarë mbetën të bllokuar në automjetet e tyre për orë të tëra për shkak të stuhisë së borës, z. Çako u shpreh se do të merren masa për çdokënd që nuk ka kryer detyrën.

Sipas tij, me gjithë gjendjen e rënduar në akset nacionale gjatë këtyre dy ditëve, të gjitha strukturat e emergjencave civile në të gjitha bashkitë e vendit kanë qenë në gatishmëri të plotë për të bërë të mundur qarkullimin e mjeteve.

“Ka pasur disa akse nacionale që kanë pasur probleme serioze siç ndodhi pardje në aksin e Librazhdit me Qafë-Thanën dhe aksin Milot-Lezhë dhe në kufirin e RMV me Qafë-Thanën, ku është punuar gjithë natën dhe është bërë e mundur lëvizja e mjeteve”, tha z. Çako.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve të policisë (VIDEO)

Protestuesit prej më shumë se dy orësh po vijojnë protestën e tyre paqësore para Kryeministrisë kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit prej ditësh kanë treguar anën...
20:24 | 04/06/2026

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026