”Një skedar apo ndoshta dy – Mënyrat e Fotografimit” ekspozita më e re në Muzeun Marubi

13 Janar 2020 | 13:16

Puna 30-vjeçare e artistit italian Armin Linke është ekspozuar në qytetin e Shkodrës, ku 700 imazhe janë pjesë e ekspozitës në Muzeun Marubi.

Një ndër artistët italianë dhe të afirmuar në skenën ndërkombëtare Armin Linke prezantoi ekspozitën e tij në muzeun ndërkombëtar Marubi.

“Një skedar apo ndoshta dy – Mënyrat e Fotografimit” sjell një përzgjedhje nga arkiva personale e artistit nën dritën e marrëdhënies mes fjalës e fotografisë. Autori Linke tha se është hera e parë që publikon 700 imazhe nga puna e tij që i kalon 30 vite.

Ekspozita e fotografisë në Muzeun Marubi 6

“Eshtë hera e parë që publikoj 700 imazhe të punës time mbi 30-vjeçare. Eshtë një lloj harte, me idenë që të mos shihet një imazh i vetëm, por një koreografi e imazheve, e ngjashme me një harte gjeografike, apo një partiture muzike”, thotë Linke.

“Janë shumë vende të ndryshme të botës dhe ajo që gjen shpesh brenda këtyre imazheve, është gjesti. Gjesti i të konservuarit por edhe të kërkosh të shohësh e shpjegosh botën, nga atelieja e artistit, si në parkun skenik teatral”, shpjegon më tej artisti.

Ekspozita e fotografisë në Muzeun Marubi 4 

Për kuratorin e kësaj ekspozite Matteo Balduzzi, rikthimi pas 2 vitesh në Muzeun Marubi ishte një emocion i veçantë.

“Për herë të parë ishim këtu për ta njohur këtë realitet të ri të këtij muzeu, që natyrisht na la shumë impresione nga bukuria, kualiteti i punës dhe pasuria që ka. Në Milano u prezantuan një vit më parë në Trienale një pjesë e imazheve të Marubit, që u mirëpritën nga të gjithë”, shprehet kuratori.

Ai thotë se artisti Armin e prodhoi këtë ekspozitë të veçantë duke rilexuar arkivin e tij.

“Sot kthehemi me veprat e një prej artistëve italian të njohur gjërësisht në arenën ndërkombëtare. Kjo ekspozitë është pjesë e një projekti më të madh që do të ekspozojë disa vepra të tij në muzeun e fotografisë bashkëkohore, që mban 2 milion imazhe”, shtoi Matteo Balduzzi.

Ekspozita erdhi si bashkëpunim i Marubit me muzen e fotografisë bashkëkohore të Milanos.

Ekspozita e fotografisë në Muzeun Marubi 3

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje

Një zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë në fshatin Zgjanë të Lushnjes, ku specialistët e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), në bashkëpunim me Departamentin...
10:53 | 04/06/2026

Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare

Korça po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacionin ku turistët nuk njihen vetëm me historinë, muzeumet dhe kulinarinë, por edhe me traditat që...
10:12 | 02/06/2026

“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë

Nën moton “Qiell i hapur, mendje të hapura” rikthehet në Tiranë edicioni I 13-të I Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Dea Open Air”. Pjesë e këtij...
17:52 | 01/06/2026