Zgjedhjet në Kosovë, Lajçak: Po pres që të punoj me qeverinë e re për vazhdimin e dialogut

15 Shkurt 2021 | 10:30

I dërguari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak shprehet se zgjedhjet parlamentare në Kosovë treguan pjekurinë e institucioneve të vendit.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Lajçak thekson se po pret që të punojë me qeverinë e re në Kosovë për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

“Zgjedhjet e djeshme në Kosovë demonstruan pjekuri të institucioneve të saj, të gjithë aktorëve relevantë dhe partive politike. Qytetarët kanë bërë që zëri i tyre të dëgjohet dhe unë pres që të punoj me qeverinë e ardhshme për vazhdimin e dialogut”, shkruan zyrtari i BE-së.

Ky reagim vjen pasi Lëvizja Vetëvendosje fitoi bindshëm zgjedhjet në Kosovë.  

92,09% e votave të numëruara nga KQZ në zgjedhjet e Kosovës i japin VV 47,66% të votave, pasuar nga PDK me 17,35% të votave dhe LDK me 13,39%.

Ndërsa AAK-ja mori vetëm 7,54% të votave. 

Lexoni gjithashtu:

Vetëvendosje fiton bindshëm zgjedhjet e Kosovës

”LDK duhet të reformohet, koka e problemit është Mustafa”, analistja komenton rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026