Berlin Talks/ Energjia e rinovueshme dhe mjedisi në Ballkanin Perëndimor
Në emisionin Berlin Talks, në Euronews Albania, u analizuan agjenda për zhvillim e energjisë së rinovueshme në Ballkanin Perëndimor.
Energjia e rinovueshme është jo vetëm një zgjedhje, por më së shumti një zgjidhje që vendet evropiane po përqafojnë me shpejtësi. Ajo siguron kursim në prodhim dhe mbi të gjitha ofron mundësinë për të mos dëmtuar mjedisin me gaze të dëmshëm në ajër.
Po ku qëndrojnë vendet e Ballkanit Perëndimor me përpjekjet e tyre për të përdorur në masë energjinë e rinovueshme? Së pari po ti referohemi historikut të prodhimit të kësaj energjie, vlen për t`u nënvizuar se ajo u vendos si burim strategjik dhe shumë i rëndësishëm deri në vitet 1950. Por sot shumë gjëra kanë ndryshuar nga ato vite, mes tyre edhe teknologjia dhe produktiviteti i asaj të përdorur vite më parë. Sot, qeveritë e vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet ta konsiderojnë prodhimin e energjisë së rinovueshme më shumë si zgjidhje ekonomike se sa si detyrë për integrimin e tyre në Bashkimin Evropian.
Kjo çështje është vënë tashmë edhe në agjendat e shoqërise civile në rajon. Instituti Rregullator i Energjive të Rinovueshme dhe Mjedisit, kryeson grupin tematik të punës që do të parashtrojë disa rekomandime e gjetje mbi këtë temë gjatë forumit që po i paraprin Samitit të Berlinit në Tiranë. Ekspertët e kanë parë këtë temë në disa dimensione. I pari dhe shumë i rëndësishëm është ai politik, duke nënvizuar nevojën për angazhim politik për të kthyer prodhimin e energjisë së rinovueshme në prioritet për vendet e Ballkanit Perëndimor. Së dyti është dimensioni ekonomik, ku edhe përfitimet pritet të jenë të larta. Në këtë drejtim kompanitë duhet të rrisin kapacitetin e investimit për t`i çuar fondet në këtë tip prodhimi.
Rekomandimet për Bashkimin Evropian
Bashkimi Evropian duhet të lehtësojë dhe të financojë një raport vlerësimi të pavarur për Parlamentin Evropian dhe Parlamentet Kombëtare mbi zbatimin e Traktatit të komunitetit të energjisë, shoqëruar nga një propozim për veprime të mëtejshme. Kjo do të ndihmonte në nxitjen e një debati të përshtatshëm në nivelin e BE-së. Traktati i komunitetit të energjisë u nënshkrua në fund të vitit 2005 dhe u ratifikua në vitin 2006. Në atë kohë, pritej që rezultatet të ofroheshin brenda dhjetë vitesh, dhe kjo marrëveshje është nënshkruar për këtë periudhë kohore. Disa nga vendet u anëtarësuan në BE, të tjerat jo. Edhe pse ka pasur mundësi të mira për të përfituar nga ndihma shtetërore për investimet në sektorin e energjisë, kjo nuk u shfrytëzua në masën e nevojshme.
Mbështetje më e lartë për Traktatin e komunitetit të energjisë. Shumë ekspertë vërejnë, bazuar kjo edhe në studime, se ndotja e ajrit ka ndikuar tek të drejtat themelore të njeriut. Pra zbatimi i traktatit është një aspekt themelor i garancisë për respektimin e të drejtave në këtë drejtim.
Hyrja e rajonit në sistemin e tregtisë së emetimeve të BE-së. Kjo masë mund të përdoret nga kompanitë për të lehtësuar investimet, për ti shtuar ato dhe gjithashtu për të gjetur mjete të reja në fushën e investimeve. Pra në thelb bëhet fjalë për vendosjen e një mekanizmi të qëndrueshëm, të parashikueshëm, që të zbatohet për një periudhë të gjatë kohore deri në 10 vitet e ardhshme. Kjo do të lehtësonte investimet për zëvendësimin e termocentraleve me qymyr të bardhë dhe pyllëzim.
Mbështetja dhe lehtësimi i një mekanizmi të udhëhequr nga qytetarët në fushën e energjisë. Kjo përfshirje e tyre është kthyer tashmë në domosdoshmëri, bazuar edhe në atë çfarë ndodhi një vit më parë. Në vitin 2022 u fol për një krizë të madhe energjitike e cila u pasua me rritje çmimesh në të gjitha alternativat e përdorimit të energjisë. Por jo vetëm kaq. Rritja e çmimeve ka efekt domino dhe afekton të gjithë zinxhirin prodhues. Pra ekspertët mendojnë se efikasiteti i energjisë, pyllëzimi, ajri i pastër etj, ka një ndikim të madh në jetët e njerëzve.
Rreziku i sigurimit të energjisë në sasinë e duhur. Kjo është edhe një nga çështjet që shqetëson më së shumti specialistët. Risqet në kohën kur flasim sa vijnë dhe rriten, tashmë edhe me vatra të nxehta lufte si ajo në Ukrainë. Veprimtaria njerëzore nuk ndihmon, përkundrazi po përballemi me shpyllëzime, përmbytje, zjarre që vihen nën kontroll me vështirësi. Rajoni rrezikon të përballet më veshtirësi të thella në sigurimin e erngjisë dhe kjo do të pasohej me probleme të mëdha politike dhe shoqërore. Në një sërë vendesh të rajonit ka nisur të ndjehet vështirësia dhe kjo është një këmbanë alarmi për pjesën tjetër të tyre. Nga njëra anë kemi mungesë të prodhimit, nga ana tjetër rritje të ndjeshme të çmimeve. Pra ka ardhur koha që vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin masa të menjëhershme në favor të energjisë së rinovueshme me mbështetjen dhe bashkëpunimin e Bashkimit Evropian.
Tema e energjisë së rinovueshme është një nga shtatë temat që do të trajtohet gjatë forumit të shoqërisë civile se rajonit që do të mbahet në Tiranë në 14 dhe 15 tetor, si pararendëse e Samitit të Berlinit.
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës