Cili do të jetë filmi më i mirë Europian? Pretendentë të fortë në garë
Kush do të jetë pasuesi i filmit “Trekëndëshi i Dëshpërimit”, i Ruben Ostlund, i cili i la pas gjithë të tjerët vitin e kaluar? Këtë vit konkurrenca është shumë e fortë, me pak favoritë dhe me shumë fitues të mundshëm.
Një nga kandidatët më të fortë është filmi “Anatomia e një rënieje” i regjisores franceze Justine Triet, fituese e Palmës së Artë në Kanë.
Është një film magjepsës që analizon jetën e një çifti pas një tronditjeje fatale. Një film shumë evropian, ku fliten anglishtja dhe frëngjishtja e ku interpreton aktorja gjermane Sandra Huller, e emëruar për kategorinë “Aktorja më e mirë”.
“Zona e Interesit” është gjithashtu një nga filmat më goditës të 2023-shit. Drithërues, filmi analizon jetën familjare të kreut të kampit të Aushvicit. Një jetë normale, teksa është në portat e ferrit.
Filmi tregon një normalitet të neveritshëm dhe banalitetin e së keqes.
Një tjetër kandidat është filmi “Kufiri i Gjelbër”, i cili la mjaft përshtypje pozitive në Festivalin e Filmit në Venecia. Ai denoncon trafikun e emigrantëve mes Polonisë dhe Bjellorusisë. Prodhimi i regjisores Anjezka Holland u sulmua ashpër nga konservatorët polakë.
Në garë është edhe “Gjethet e Vjeshtës”, nga regjisori finlandez Aki Kaurismaki; një komedi sa dramatike, aq edhe poetike dhe argëtuese mbi një çift në kërkim të dashurisë.
Në fund, filmi i Matteo Garrone, “Unë, kapiteni” do të garojë për kategoritë “Filmi më i mirë” dhe “Regjisori më i mirë”. Është historia frymëzuese e dy djemve senegalezë, që kalojnë shkretëtirën dhe detin për të ndjekur ëndrrat, pavarësisht rrezikut dhe vdekjes që i ndjekin hap pas hapi.
LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh