Mori kontrollin e rajonit, Azerbajxhani “tregon forcën” në Karabak

8 Nëntor 2023 | 16:07

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka mbikëqyrur paradën ushtarake në qytetin kryesor të Nagorno-Karabakut më 8 nëntor, disa javë pasi ushtria azerbajxhanase rimori kontrollin e rajonit të shkëputur nga separatistët armenë gjatë një ofensive të shpejtë.

Zyra e Aliyevit publikoi fotografi të trupave azerbajxhanase dhe të orkestrës ushtarake në sheshin qëndron të Kankendit, që armenët i referohen si Stepanakert.

Në njoftimin e presidencës u tha se zonja e parë, Mehriban Aliyeva, dhe djali i Aliyevit, Heydar, po ashtu morën pjesë në ceremoni.

“Duke derdhur gjak dhe duke pësuar humbje në fushëbetejë, ne kemi treguar se Karabaku është Azerbajxhan. Sot, të gjithë duhet ta dinë se nga tani e tutje, askush nuk do të duhej të ngatërrohej me ne”, tha Aliyev gjatë paradës.

“Nëse udhëheqja e Armenisë ende ka ide revanshiste, nëse shtetet e mësuara me mashtrimet dhe që mbështesin Armeninë ende po hartojnë plane kundër Azerbajxhanin, ju them ta shohin paradën e sotme… Ne jemi të gatshëm të luftojmë në çdo front”.

Bakuja dhe Jerevani kanë zhvilluar dy luftëra për enklavën e banuar nga armenët, përkatësisht më 2020 dhe në vitet ’90.

Më 8 nëntor shënohet trevjetori i fitores së Azerbajxhanit në luftën gjashtëjavore ndaj Armenisë. Në këtë luftë, Bakuja rimori territor që forcat armene kishin kontrolluar për tri dekada.

Në shtator, Bakuja kreu një ofensivë dhe rimori pjesën tjetër të rajonit. Luftimet zgjatën më pak se një ditë, pasi autoritetet separatiste të armenë etnikë dorëzuan armët dhe u pajtuan të riintegrohen në Azerbajxhan.

Pothuajse e gjithë popullsia armene e rajonit – mbi 100.000 persona – u larguan në ditët pasuese, duke nxitur një krizë të madhe të refugjatëve në Armeni.

Bisedimet e ndërmjetësuara nga ndërkombëtarët për arritjen e një marrëveshjeje të paqes mes dy shteteve, deri më tani kanë dështuar të prodhojnë ndonjë rezultat./REL

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim

Letonia po heton vdekjen e gazetarit rus në mërgim Grigory Nekhoroshev, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë pasi ka konsumuar kërpudha helmuese. Nekhoroshev ka...
17:38 | 24/06/2026

Më afër se Hëna, një asteroid “krejtësisht i padëmshëm” së shpejti do të kalojë pranë Tokës

Asteroidi (152637) 1997 NC1 do të kalojë pranë Tokës pa rrezik të shtunën dhe do të jetë i dukshëm për vëzhguesit me ndihmën e një...
17:02 | 24/06/2026

Macja Larry në Britaninë e Madhe që ka përcjellë gjashtë kryeministra

Britania e Madhe ka ndërruar gjashtë kryeministra që nga viti 2011, por një banor i Downing Street ka mbetur i pandryshuar gjatë gjithë kësaj periudhe, macja Larry....
16:57 | 24/06/2026