Meta i kërkon qeverisë angazhim për të zhbllokuar rrugët nga bora

15 Shkurt 2021 | 15:26

Presidenti Ilir Meta i kërkoi sot qeverisë të ndërlidhet me autoritetet lokale për t’i dhënë sa më parë zgjidhje situatës së rënduar prej reshjeve të borës në disa rrugë dhe zona të vendit.

Meta kujtoi në Facebook se Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM) kishte paralajmëruar për përkeqësimet e motit që javën e shkuar, mirëpo sipas tij, autoritetet nuk morën masat e nevojshme.

“Në datat 12-13 shkurt rezultoi se asnjë kompani private, as Autoriteti Rrugor dhe as Agjencia për Mbrojtjen Civile nuk kishin kapacitetet njerëzore dhe teknike, si borëpastruese, fadroma e traktorë, në segmentet rrugore për të operuar qysh në orët e para të dëborës dhe stuhisë, duke i braktisur njerëzit e bllokuar në automjete, që qarkullonin në rrugë,” – shkroi Meta në Facebook duke shtuar se kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve nuk kishin as rezerva kripe.

Drejtuesi i Emergjencave Civile, Haki Çako tha në një intervistë për Euronews Albania se të gjitha strukturat kanë qenë në terren dhe se për kompanitë që nuk kishin marrë masa për rrugët kanë nisur procedimet.

Megjithatë, për situatën e krijuar Presidenti i ka bërë thirrje ministrisë së Brendshme dhe asaj të Infrastrukturës që “të vendosin komunikimin me strukturat vendore” në mënyrë që t’u vijnë sa më shpejt në ndihmë nevojave të qytetarëve.

Reshjet e dendura të dëborës, që përfshinë në fundjavë pothuajse gjithë vendin, shkaktuan probleme sidomos në rrugët e zonave perëndimore ku pati edhe stuhi të forta. Qarkullimi i bllokua në rrugën Lezhë-Laç, u bllokua pika kufitare e Qafë-Thanës, ndërsa disa fshatra në jug u izoluan gjithashtu.

Lexoni gjithashtu:

Rrugët si pistë patinazhi, eksperti: Menaxhim i dobët, edhe pse ishte parashikuar dëborë

Situata e rrugëve nga moti i keq, Haki Çako: Kemi referuar në prokurori operatorët privatë që nuk kanë kryer detyrimet

Qafë-Thana ende e bllokuar nga bora, kalohet vetëm në një korsi

Shqipëria e mbuluar nga bora, vështirësi në qarkullimin e mjeteve në disa akse të vendit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026