Dymbëdhjetë të vdekur dhe 775 të infektuar me Covid-19 në vend

15 Shkurt 2021 | 16:34

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se 12 qytetarë kanë humbur jetën, ndërsa janë evidentuar edhe 775 raste të reja me Covid-19. Aktualisht në katër spitalet e caktuara për të sëmurët e Covid-19  po marrin trajtim mjekësor 547 pacientë, 23 në terapi intensive, kurse 11 prej tyre janë të intubuar.

Numri i të shëruarve në orët e fundit në vend e tejkalon atë të të infektuarve me coronavirs. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, listës totale të të shëruarve i janë shtuar edhe 972 qytetarë të tjerë.

Qytetarët që humbën jetën janë nga Tirana, Shkodra, Elbasani, Fieri, Mati, Lushnja dhe Vlora, ndërsa mosha e tyre varion nga 50-76 vjeç. Që nga fillimi i pandemisë Shqipëria numëron 1 567 të vdekur nga coronavirus.

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 20505

Fier 2952

Vlorë 1801

Durrës 1718

Elbasan 1307

Shkodër 1500

Lezhë 1127

Korçë 1018

Berat 1018

Gjirokastër 855

Kukës 429

Dibër 317.

Qarku më i prekur nga pandemia në Shqipëri mbetet Tirana, e cila kryeson si për numrin e të vdekurve ashtu dhe për të infektuarit me coronavirus. Ministja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se sot pritet të vijnë në Shqipëri mbi 7 mijë doza vaksine nga kompania “Pfizer”.

Lexoni gjithashtu:

Manastirliu lajmëron hapjen e spitaleve COVID në Durrës e Shkodër: Sot vijnë 7020 doza të vaksinës ‘Pfizer’

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026