Instituti i Mjekësisë Ligjore: Kemi bërë ekspertimin e 3-vjeçares me këmbë të thyer
Instituti i Mjekësisë Ligjore ka bërë me dije se është kryer ekspertimi për vajzën 3-vjeçare e cila theu këmbën në kopsht pas dhunës së ushtruar nga edukatorja.
Videoja është bërë publike në media, ndërsa sot e mitura është në spital me këmbën në allçi. Edukatorja është shoqëruar dhe për të ka nisur një hetim.
Pritet zbardhja e plotë e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i Institutit të Mjekësisë Ligjore:
Në lidhje me ngjarjen e fëmijës 3 vjeçe që është dëmtuar në një kopsht privat ju bëj me dije se, vendimi për kryerjen e ekspertimit për fëmijën e sipërpërmendur ka ardhur në 07.11.2023, në IML ( rreth orës 13.30) dhe menjëherë kemi ndërmarrë veprimet për kryerjen e aktin të ekspertimit.
Dje, në datë 08.11.2023, akti i ekspertimit i fëmijës u krye dhe u nis po dje, për në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
LEXONI GJITHASHTU:
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal