SHBA sulmon trupat iraniane në Siri, Irani sulmon bazën amerikane në Irak
Shtetet e Bashkuara ndërmorën sulme kundwr njw objekti përdorej nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit dhe grupet e lidhura me to. Kjo është hera e dytë në javët e fundit që forcat amerikane ndërmarrin sulme.
Ndërsa shtohen tensionet lidhur me luftën e Izraelit kundër Hamasit, trupat amerikane dhe të koalicionit në Irak dhe Siri janë sulmuar të paktën 40 herë që nga fillimi i tetorit nga forcat e mbështetura nga Irani. Dyzet e pesë trupa amerikane kanë pësuar lëndime.
Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha përmes një deklarate se sulmet u kryen nga dy avionë luftarakë amerikanë F-15 dhe ishin reagim ndaj sulmeve të fundit kundër forcave amerikane.
“Nëse vazhdojnë sulmet kundër forcave amerikane nga grupet e lidhura me Iranin, ne nuk do të hezitojmë të marrim masa të tjera të nevojshme për të mbrojtur njerëzit tanë”, shtoi zoti Austin.
Shtetet e Bashkuara kanë 900 trupa në Siri dhe 2500 të tjera në Irakun fqinj, me një mision për të këshilluar dhe ndihmuar forcat lokale që përpiqen të parandalojnë rilindjen e Shtetit Islamik, i cili në vitin 2014 mori një pjesë të madhe në të dy vendet, por më vonë u mund.
Ekziston një shqetësim në rritje se konflikti Izrael-Hamas mund të përhapet në Lindjen e Mesme dhe bazat amerikane të bëhen objektiva sulmesh.
Sulme me dronë vunë në shënjestër bazën ajrore al-Harir në pjesën veriore të Irakut, strehë e trupave amerikane, njoftuan dy burime të sigurisë.
Disa burime nga Zona e Gjelbër e fortifikuar në Bagdat njoftuan se u ndezën sirenat e alarmit në kompleksin e ambasadës amerikane për një sulm të mundshëm, por nuk pati njoftime për goditje predhash apo viktima.
Një grup i quajtur “Rezistenca Islamike në Irak” mori përgjegjësinë për sulmin e fundit, duke thënë se kishte qëlluar me dy dronë bazën ajrore al-Harir.
Forcat amerikane dhe ndërkombëtare të stacionuara në Irak dhe përtej kufirit në Siri kanë qenë në gatishmëri të lartë mes dhjetëra sulmesh kundër bazave të tyre pas shpërthimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit.
Zyrtarët amerikanë thanë se shumica e sulmeve nuk kanë arritur të godasin objektivat e tyre për shkak të sistemeve të fuqishme të mbrojtjes. Ata fajësojnë grupet e mbështetura nga Irani.
“Rezistenca Islamike në Irak” ka marrë përsipër shumë nga sulmet, duke thënë se ato ishin në përgjigje të mbështetjes amerikane për Izraelin në luftën e tij kundër Hamasit. Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thonë se më shumë se 10,000 njerëz janë varë, 40% e të cilëve fëmijë. Shifrat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.
Kryeministri irakian, Mohammed al-Sudani, është zotuar se do t’i vërë përpara drejtësisë përgjegjësit e sulmeve. Tre baza ushtarake ku shërbejnë këshilltarë të koalicionit janë goditur, Ain al-Asad në Irakun perëndimor, një bazë ushtarake pranë aeroportit ndërkombëtar të Bagdadit dhe baza Harir në Erbil.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut