Marrëveshja e pengjeve Izrael – Hamas duket e largët ndërsa negociatat vazhdojnë
Një marrëveshje për të siguruar lirimin e një numri të madh pengjesh që Hamasi po mban në Gaza tani për tani duket e largët, pavarësisht negociatave aktive që përfshijnë Shtetet e Bashkuara, Izraelin, Katarin dhe Hamasin.
Nuk ka asnjë perspektivë që Izraeli të pranojë një pauzë të qëndrueshme në luftime pa u liruar një numër i konsiderueshëm pengjesh, tha një zyrtar i lartë amerikan për CNN.
Bisedimet shumëpalëshe – në të cilat Katari po luan një rol kyç ndërmjetësues – kanë vazhduar për javë të tëra dhe deri më tani kanë prodhuar shumë ide, duke përfshirë lirimin e rreth 10 deri në 15 pengjeve në këmbim të një armëpushimi një ose dy-ditor, thanë burime diplomatike pranë bisedimeve.
Negociatat janë përqendruar gjithashtu rreth shkëmbimit të pengjeve për të burgosurit palestinezë të mbajtur nga Izraeli, ka raportuar më parë CNN.
Vetëm një pjesë e vogël e pengjeve janë liruar që nga fillimi i luftës.
Administrata Biden ka vazhduar t’i bëjë thirrje Izraelit të vendosë “pauza humanitare” shtesë për të lehtësuar lirimin e më shumë pengjeve. Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se Izraeli nuk do të pajtohet me një armëpushim pa lirimin e pengjeve, një mesazh që ai përsëriti në një postim në mediat sociale të mërkurën.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.