Vdekja e foshnjës pas braktisjes në bodrum, arrestohet nëna 30-vjeçare
Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasen Egljanta Isufi, 30 vjeç, e cila braktisi ditën e djeshme foshnjën e saj të porsalindur në një bodrum në lagjen Yzberisht.
Përmes një komunikate për media policia bën me dije se nëna e re akuzohet për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Foshnja e porsalindur u gjet nga një qytetar në ambientet e bodrumit mesditën e të mërkurës. Edhe pse u transportua me urgjencë në spital, ajo nuk i mbijetoi dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë mëngjesin e kësaj të enjteje.
Foshnja u lind nga 30-vjeçarja në ambientet e bodrumit dhe u braktis aty e sapo ardhur në jetë për shkak se ishte e pamartuar dhe prindërit nuk kishin dijeni për shtatzëninë.
“Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, që bën fjalë për gjetjen e një foshnje të sapolindur, në bodrumin e një pallati në Yzberisht, ju informojmë se:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë arrestuar shtetasen E. I., 30 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.
Ditën e djeshme, shërbimet e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, kanë dërguar në spital, foshnjën e braktisur nga kjo shtetase, por pavarësisht ndihmës së menjëhershme të dhënë nga shërbimet e Policisë dhe stafit mjekësor, ditën e sotme foshnja ka ndërruar jetë”, njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni