Rezoluta për mbështetje financiare të policëve, Kuvendi i Kosovës nuk e miraton

9 Nëntor 2023 | 12:41

Kuvendi i Kosovës nuk i ka miratuar të enjten propozim-rezolutat për mbështetjen urgjente financiare për pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe atë për nevojën e rritjes së koeficientit për pagat.

Rezolutat janë shprehje e vullnetit politik të Kuvendit për çështje të caktuara, por të cilat nuk kanë karakter obligues.

Projekt-rezoluta për policët

Për miratim të saj kanë votuar 25 deputetë, ndërsa 59 kanë abstenuar.

Propozim-rezoluta është prezantuar në Kuvend javë më parë prej partive opozitare.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës, i ka prezantuar shtesat e rrezikshmërisë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Qeveria e ka ndarë shumën e shtesave në shtatë kategori, varësisht prej pozitave të zyrtarëve në Policinë e Kosovës.

Si përgjigje, Njësia Speciale Intervenuese dhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive, kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës duke kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, rishikimin e vendimit për shtesat.

Ata kanë kërkuar kategorizim si njësi të veçanta, përfshirje në listën e ekspertëve, që rrezikshmëria të caktohet në 50 për qind të pagës bazë, si dhe shtesa për kushte specifike të punës.

Pagat e policëve të Kosovës nisin nga 210 euro në muaj për kadetët policorë dhe arrijnë në mbi 1.500 euro në muaj për drejtorin e përgjithshëm.

E formuar 24 vjet më parë, Policia e Kosovës numëron mbi 9.000 pjesëtarë me grada të ndryshme.

Ata nuk kanë as sigurim shëndetësor, as jetësor.

Projekt-rezoluta për koeficient të pagave

Projekt-rezolutën për ngritje të koeficientit të pagave në 129 euro, e pati prezantuar partia opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Për miratim të rezolutës kanë votuar 28 deputetë, 52 kanë qenë kundër dhe katër kanë abstenuar.

Buxheti i shtetit të Kosovës për këtë vit është 3.2 miliardë euro, ndërsa projektbuxheti për vitin 2024 parasheh fond prej 3.3 milionë eurosh.

Koeficienti për këtë vit është 105 euro, ndërsa në projektbuxhet është përmendur rritje prej 5 eurosh për vitin e ardhshëm./REL

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Për shkak të ‘Pandës’ ndodhi Reçaku”, nëna e viktimës së rastit “Panda”: Do ta padis shtetin, Vuçiçi të tregojë të vërtetën

Ljubica Trifoviq, nëna e Dragan Trifoviqit, 17-vjeçarit të vrarë në sulmin ndaj kafenesë “Panda” në Pejë në vitin 1998, ka bërë thirrje që të zbulohet...
12:41 | 27/07/2026

Konjufca i bën thirrje Gjykatës së Hagës: Mos merrni vendim politik, por të drejtësisë

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka folur për vendimin që Gjykata Speciale do ta marrë më 16 shtator ndaj ish-krerëve të...
12:23 | 27/07/2026

Kosova kujton Adem Demaçin në tetëvjetorin e ndarjes nga jeta, Reçica: Simbol i qëndresës dhe lirisë

Bashkëveprimtarë dhe bashkëluftëtarë të Adem Demaçit kanë bërë homazhe pranë varrit të Nderit të Kombit, në tetëvjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Deputeti i...
14:55 | 26/07/2026