Berisha akuza SPAK për masën e sigurisë: Liria e lëvizjes është themelore

9 Nëntor 2023 | 14:11

Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se do të nisë procesin e shekullit kundër kryeministrit Edi Rama dhe gjykatësve e prokurorëve, që sipas tij, e ndjekin atë pas.

Komentet Berisha i bëri përmes një daljeje për mediat, ku tha se një deklaratë e dalë nga zyra e Ramës dhe që u lexua nga gjyqtarja që sipas tij ka qenë e shkarkuar për korrupsion, thoshte se liria e lëvizjes nuk është liri kushtetuese.

Berisha tha se kjo gjë mund të ishte e vërtetë vetëm në diktaturë, kur liria e lëvizjes ndalohej jo vetëm me Kushtetutë, por edhe me plumba.

Ai shtoi se heqja e lirisë së lëvizjes ndaj një deputeti, mund të bëhet vetëm me autorizimin e Kuvendit.

Pjesë nga fjala e Berishës:

E hapim këtë konferencë me këtë foto, ku paraqitet Edi Rama, bastardi i xhelatit Kristaq Rama dhe banorët e fermës së Oruellit karshi në një bisedë frymëzuese me Edi Ramën për ta.

Të dashur miq, kam deklaruar në mënyrë të përsëritur se Sali Berisha do të fillojë procesin e shekullit kundër Edi Ramës dhe larove të tij.

Dje, Edi Rama me gjykatësen e shkarkuar për korrupsion nga Sali Berisha, lexoi një trakt të shkruar në zyrat e tij, sipas të cilit, masa e sigurimit personal, e detyrimit për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore, dhe masa e ndalimit për të dalë jashtë shtetit, të dhëna ndaj personit Sali Berisha, nuk përbëjnë heqje lirie personale, por një kufizim lirie për të dalë jashtë shtetit.

Kjo deklaratë nuk është bërë në Fenianin e Kimit, por në Tiranën e bastardit të xhelatit Kristaq Rama dhe banorët e fermës së tij oruelliane, për të cilët lëvizja nuk është formë themelore e lirisë së individit, dhe për rrjedhojë ndalimi i lëvizjes së individit jashtë shtetit nuk është formë e heqjes së lirisë.

Jo për Edi Ramën, edhe njëherë bastardin e xhelatit Kristaq Rama, as dhe për larot e tij Gjoka, Kraja, Millonai që shkelin Kushtetutën në germë dhe frymë, por në respekt të qytetarëve shqiptarë dhe në një proces gjyqësor shekulli kundër Edi Ramës, rikujtoj se Kushtetuta, në nenin 73, pika dy, sanksionon se deputetit nuk mund t’i hiqet liria në çfarëdolloj forme, pa autorizimin e Kuvendit të Shqipërisë.

Mirëpo për Edi Ramën dhe mercenarët e tij, liria e lëvizjes jashtë shtetit, nuk përbën liri. Kjo ka qenë e vërtetë vetëm në diktaturën e egër të etërve të Edi Ramës, gjatë të cilës lëvizja jashtë shtetit ishte e ndaluar me Kushtetutë, por edhe me plumba. Ajo ishte privilegj që jepej vetëm nga regjimi dhe jo e drejtë bazë e garantuar nga ligji apo Kushtetuta.

Kurse sot, Kushtetuta e Shqipërisë në kapitullin e të drejtave politike, njerëzore, qytetare, në nenin 38, pika 2, sanksionon se askush nuk mund të pengohet të dalë lirisht jashtë shtetit.

Liria e lëvizjes jashtë shtetit është një nga liritë kryesore që ligjvënësi e konsideron kaq të rëndësishme sa ta garantojë me Kushtetutë.

Heqja apo kufizimi kund të bëhet për rastin e deputetit, vetëm me autorizimin e parlamentit.

Liria e lëvizjes është liri themelore në Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe njëra nga liritë më themelore në bazë të BE.

Sigurisht, Edi Rama dhe kafshët e tij të fermës oruelliane, larot Gjoka, Kraja, Mellonai, kanë lexuar Kushtetutën dhe nenet e saj, por ata në hakmarrje të verbër politike, e injorojnë dhe e shkelmojnë atë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026