“Shpifje”- Suli pas daljes nga SPAK: S’mund ta përbaltin punën titanike në Kamëz
Kreu i Bashkisë së Kamzës Rakip Suli ka dalë në një deklaratë për mediat pas marrjes në pyetje në SPAK, për të dytën herë radhazi brenda kësaj jave.
Ai nuk bëri publike emrat të cilët kanë bërë kallëzim në SPAK, por shtoi se askush nuk mund të përbaltë punën që është bërë në këtë bashki.
Suli nënvizoi se qëllimi i thirrjes në SPAK ishte që të bënte transparente çdo qindarkë.
“Është një kallëzim i bërë nga disa persona, por nuk mund ta përbaltin punën që po bëhet në bashkinë e Kamzës. Solla dokumente zyrtare. Akuzat t’i gjykojë prokuroria, për mua janë shpifje. Qëllimi ishte sot për të bërë transparente çdo qindrakë që investohet për qytetarët e Kamzës që më votuan më 14 maj”-tha ai.
Suli është thirrur në SPAK në lidhje me hetimet që kanë nisur për Bashkinë e Kamzës.
Pas kallëzimit për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, SPAK regjistroi procedim penal për bashkinë e drejtuar nga Suli.
Në emër të banorëve të Kamzës, më 11 shtator Partia e Lirisë dhe këshilltarët e koalicionit Bashkë Fitojmë në Kamëz, kallëzuan penalisht në SPAK, kryebashkiakun e Kamzës Rakip Suli. Duke iu referuar raportit të KLSH-së pas kontrollit në këtë bashki, por edhe njoftimit dhe zhvillimit të mbledhjeve të këshillit online, ata kërkuan ndjekje penale për të zgjedhurin socialist për disa akuza si “Shpërdorim detyre”, “Korrupsion” dhe “Shkelje e barazisë në tendera”.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë