Pocedohen 2 nënkomisarë, policia: Nuk hetuan dhunën ndaj 3-vjeçares në kopsht
Agjencisa e Mbikëqyrjes Policore ka proceduar penalisht në prokurori dy nënkomisarë të komisariatit numër 1 në Tiranë, në lidhje me dhunimin e 3-vjeçares në kopshtin privat në Tiranë.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, policia ka zbuluar se punonjësit e Policisë nuk kanë kryer veprime të plota hetimore për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kanë kryer keqtrajtimin e të miturës në ambientet e kopshtit privat.
Sakaq me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit janë pezulluar nga detyra dhe ka nisur hetim administrativ nga Drejtoria e Standardeve Profesionale dhe për 3 oficerë në polici.
Ndërsa gjatë marrjes në pyetje kanë deklaruar se kanë neglizhuar rastin.
Nisur nga kjo, AMP ka ngritur dyshimet se punonjësit e policisë nuk kanë verifikuar dokumentacionet sipas ligjit për kopshtin, pasi sipas Ministrisë së Arsimit rezultoi se ishte i palicensuar.
Por nga ana tjetër nuk përjashtohet as mundësia e marrjes së ryshfetit.
Edukatorja Majlinda Dehima po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”. Instituti i Mjekësisë Ligjore njofton se më datë 8 Nëntor ka kryer aktin e ekspertimit të fëmijës dhe më pas rezultatet i janë dërguar Prokurorisë së Tiranës.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta