“Edukatorja të futet ne burg”, dhjetëra gra protestë për dhunën ndaj 3-vjeçares

9 Nëntor 2023 | 17:08

Dhjetëra gra kanë dalë mbrëmjen e sotme në protestë për dhunën ndaj 3-vjeçares dy ditë më parë, e cila pati fraktura dhe aktualisht ndodhet në spital.

Për mikrofonin e Euronews Albania, ato shprehen  të indinjuara duke thënë se edukatorja duhet të shkojë në burg, ndërsa institucionet përkatëse të mbajnë përgjegjësi.

Ato thonë se dhe  nesër do të dali në shesh për të protestuar për dhunën ndaj fëmijëve.

“Unë jam tre herë gjyshe. Kam ardhur këtu dhe jam shumë e indinjuar për fëmijën 3 vjeçar. Çfarë bën sot shteti. Si ky kopsht është pa liçencë. Ku është shteti. Jemi shumë të indinjuar.  Ku do rritet fëmija, ka trauma të papara. Ajo të futet brenda. Edukatoret të shkojnë me mend në kokë”

“Insitucionet duhet të jenë përgjegjëse. Duhet të ketë teste për të gjitha edukatoret  që merren në punë. Ishte një mjedis shumë i vogël.  Opinioni publik duhet të ushtrojë presion ndaj institucioneve arsimore”- u shprehën ata.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026