Frekuentimi i palestrave kulturë, në Durrës dominojnë të huajt
Të mbash trupin në formë, duke bërë vrap a duke frekuentuar palestrën, tashmë është kthyer në kulturë vetjake për shumë persona.
Në Durrës, kjo tendencë është në rritje dhe “risi” janë të huajt.
“Nga viti në vit ka ndryshim në të frekuentuar. Njerëzit kanë filluar ta kuptojnë, që duhet të bëhet aktiviteti fizik.”-tha Eder Berzezi, instruktor.
“Gjermanë, italianë po e po, kemi nga Zvicra.”
“Këta që po flas janë rezidentë, që jetojnë në Durrës dhe e frekuentojnë palestrën rregullisht.”
“Jo më kot unë palestrën e hap në orën 06:30, sepse janë këta të huaj që vijnë herët dhe frekuentojnë palestrën. Kanë një edukatë për t’u admiruar.”
Shumica e tyre janë të ndërgjegjshëm për përfitimet e palestrës, por ka dhe nga ata që kërkojnë vetëm rezultat, pa shumë sforco dhe në pak kohë.
“Ndikohen duke parë rrjetet sociale. Unë e shikoj, që më vijnë me telefon në dorë e më thonë ‘Dua të bëj këtë ushtrimin”, por nuk është i përshtatshëm për ta. Ai shikon atë në ‘TikTok’ a ‘Instagram’ dhe thotë ‘Dua të bëhen si ky, në pak kohë’, por pa e ditur si duhet të ushqehen, regjimin që duhet të mbajnë”-shtoi instruktori.
Megjithatë, instruktori na tregon, se edhe këtu po thyhen “tabu”, me 70-vjeçarët që bëjnë palestër rregullisht.
“Nga viti në vit ndryshimi është edhe në frekuentim, por edhe në moshë. Vijnë edhe mbi 50 vjeç, 60-65, kemi edhe 73-vjeçar që bën palestër dhe ta them me bindje të plotë, që ka një fizik të admirueshëm edhe nga të rinjtë”-tha më tej ai.
Me një vijë bregdetare të gjatë, palestrat nuk janë mundësia e vetme për t’u ushtruar në Durrës. Ajri i pastër përgjatë bregdetit e bën kështu edhe natyrën element me rëndësi për trupin dhe mendjen.
LEXONI GJITHASHTU:
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut