‘LDK u kthye në një kopje të zbehtë të LVV’, analisti Pacarrizi tregon arsyet e dështimit të partive të vjetra
Analisti Rrahman Pacarrizi komentoi për Euronews Albania arsyet që sollën dështimin e partive të vjetra në zgjedhjet e 14 shkurtit në Kosovë.
Sipas tij, LDK e Isa Mustafës u ndëshkua edhe më shumë nga elektorati tradicional për faktin se në zgjedhjet e shkuara ndoqën të njëjtën kauzë me LVV, që kishte të bënte me përjashtimin e PDK dhe kur ajo kauzë mbeti e paqenë, LDK sipas tij u shndërruar në një kopje të zbehtë të VV.
“Tani LDK ka kohën e nevojshme të ndërmarrë reforma, janë disa rryma brenda LDK, disa më konservatore, një pjesë që përfaqëson frymën rugoviane dhe më tej një tjetër më frymë reformatore që nisi nga vijosa osmani”, tha z. Pacarrizi.
Humbja e PDK sipas tij mund të lidhet me një arsye më të madhe, fakti që kryetari Kadri Veseli dhe lideri historik i saj, Hashim Thaci ndodhen të arrestuar në Hagë.
Sipas z. Pacarrizi Vetëvendosja është ndër partitë më fatkeqe, nisur nga rrethanat ku e gjen vendin në mes të një krize shëndetësore dhe presionit ndërkombëtar lidhur me dialogun me Serbinë.
Kjo, tha analisti, do ta penalizojë Albin Kurtin i cili që në vjeshtë do të përballet me pakënaqësi dhe do të penalizohet në zgjedhjet lokale.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi