Gjyqi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, analisti e quan torturë psikike që do të zgjasë

16 Shkurt 2021 | 11:25

Analisti politik, Milazim Krasniqi në Euronews Albania e quajti gjyqin në Hagë, një torturë psikike ndaj popullit shqiptar dhe ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas tij i gjithë procesi është i dizanjuar politikisht dhe ka për qëllim që të përdoret politikisht.

“Vetë fakti i ngritjes së akt-akuzës ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi në kohën kur shkonte drejt Uashingtonit  është element që na forcon hipotezën që është një gjykatë e përdorur politikisht”, u shpreh zoti Krasniqi.

Ndërsa sa i përket rezultateve të zgjedhjeve në Kosovë, ai tha se edhe mungesa e Hashim Thaçit apo edhe të tjerëve ka pasur ndikimin e vet.

Analisti sqaroi se ka edhe faktorë të tjerë edhe brenda PDK-së që sollën këtë rezultat, pasi kjo parti ka qeverisur gjatë dhe ka pasur pasion për të kapur shtetin.

“Një nga faktorët për fitoren e Vetëvendosjes është edhe kriza e partive të vjetra”, pohoi analisti.

Sot në Hagë po zhvillohet seanca e tretë për ecurinë e çështjes gjyqësore nga Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Mësohet se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar sërish që fillimi i gjykimit të nisë në shtator të vitit 2021. 

Lexoni gjithashtu:

‘LDK u kthye në një kopje të zbehtë të LVV’, analisti Pacarrizi tregon arsyet e dështimit të partive të vjetra

Fahri Musliu: Tema më e nxehtë që do të përballet qeveria Kurti është dialogu Kosovë-Serbi

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026

Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec

Kolektivi për Mendim dhe Veprim feminist ka mbledhur këtë të enjte dis aktivistë tek Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë, për t’u solidarizuar me protestat në...
13:36 | 04/06/2026

Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, i kërkoi Serbisë të përshpejtojë reformat dhe të avancojë dialogun me Kosovën, duke theksuar se zgjerimi i Bashkimit Europian...
13:09 | 04/06/2026