Marrëveshja për emigrantët, Balla: Shenjë solidariteti kundrejt Italisë
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, është shprehur se marrëveshja e firmosur nga kryeministri Edi Rama me homologen italiane Giorgia Meloni, është një shenjë solidariteti kundrejt shtetit Italian.
Komentet Balla i bëri përmes një reagimi nga qyteti i Fierit, ku tha se ndien keqardhje për ata që sipas tij grenë “tymnajë” për këtë çështje.
“Marreveshja e firmosur nga kryeministri Edi Rama me kryeministren italiane Meloni, ne lidhje me emigrantet eshte nje shenje solidariteti kundrejt shtetit italian te cilit i jemi mirenjohes per ndihmen e dhene gjate shume momenteve te veshtira te tranzicionit te vendit tone”, është shprehur Balla.
Balla është shprehur gjithashtu se emigrantët që do të trajtohen në këto qendra nuk do të qëndrojnë në Shqipëri, pasi sipas tij, kjo është pjesë e marrëveshjes.
“Sot Italia perballet me nje problem madhor te fluksit te emigranteve nga Afrika e Veriut dhe ka hapur mbi 3000 qendra pritje ku ndodhen rreth 80 000 emigrante. Nje prej ketyre qendrave do te vendoset ne Shqiperi ku emigrantet do te presin shqyrtimin e kerkeses se tyre per azil dhe asnje nuk do te qendroje ne Shqiperi”, ka theksuar Balla.
Ai tha se Shqipëria si një vend aspirant për të hyrë në BE, ka jo vetëm përfitime, por edhe detyrime.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta