Ulen kërkesat për shtëpi në qendër, agjentët imobilarë: Çmimet frenojnë blerësit
Sektori i ndërtimit dhe i çmimeve të larta të apartamenteve kanë rënë në një fazë stabël. Konsulentët imobilarë, thonë se rënia vihet re në kërkesat për apartamente me çmime mbi 1500 euro për metër katror.
“Kemi të bëjmë me një stabilitet doja të thosha, një qëndrueshmëri të çmimeve konkretisht, i përket më shumë zonës së qendrës, apartamenteve ose objekteve që janë mbi 1500 euro për metër katror. Sa i përket jashtë unazës së vogël kërkesa është e njëjtë me kohën e mëparshme para tre muajve është i njëjti volum kërkese”-tha Dejvi Pema, konsulent imobilar.
Mungesa e sigurimit të parave, ka ndikuar dhe në përzgjedhjen e qytetarëve për shtëpinë e tyre. Sipas të dhënave statistikore të Bankës së Shqipërisë, vlera e kredisë së re për shtëpi në muajt janar-gusht 2023 ishte 30,9 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022, kredia e re për shtëpi ra rreth 3%.
“Pjesa më e madhe është e apartamenteve, kohët e fundit është se apartamente 1+1, sepse vlera totale është me përballueshme”-shtoi Dejvi Pema, konsulent imobilar.
Emigrantët janë ata që kanë kërkesa më të larta për të siguruar një pronë në kryeqytet. Në këtë fazë të ndërtimeve, çmimet nisin nga 1200 euro në fazën fillestare e deri tek 1600 euro i njëjti objekt, në përfundim të tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet